Tjeter eksperience e re ne nje tjeter kontinent per sulmuesin shkodran Ndue Mujeci. Diten e sotme ai eshte prezantuar tek ekipi Dandenong Thunder Football Club NPL Victoria ne Australi.
Ne kete menyre DTFC do te jete ekipi i tij i 13-te ne karriere po ajo qe e ben me te veçante kete futbollist, eshte fakti qe Ndue Mujeci ka luajtur ne plot 11 shtete te kontinenteve te ndryshme.
E ka filluar te Akademia Vllaznia e me pas luajti disa muaj tek Ada, para se te kalonte ne Letoni ku dhe u shpall kampion i ketij vendi dhe po ashtu luajti edhe ne Kupat e Europes.
Me pas kaloi ne Bullgari, Gjeorgji, Qipro, Turqi, Hong-Kong, Maqedoni te Veriut, Mal të Zi dhe ne Kosove. Ndersa tashme do te luaje edhe ne Asutrali me ekipin e ri Dandenong Thunder Football Club NPL Victoria.
Ky eshte ekip qe drejtohet nga shqiptare dhe jo me kot edhe logoja e klubit ka shqiponjen dykrenareshe ne te si dhe natyrisht ngjyrat kuq e zi./SHKODRA-SPORT.COM/