Kupa e Shqipërisë do luajë sot ndeshjen e parë, atë mes Teutës dhe Laçit. Sfida merr jetë në 17:45 dhe luhet në “Niko Dovana”. Pas tetë muajve pritje, kampionët në fuqi të Shqipërisë kthehen në stadiumin e tyre me fushën e rikonstruktuar.

Të ndodhur në pozita jo komode në klasifikim, Teuta do tentojë Kupën me shpresën për një vend në zonën evropiane. Nga ana tjetër, Laçi i vendit të dytë kërkon të vijojë drejt finales së këtij trofeu, teksa kurbinasit e kanë fituar dy herë këtë kompeticion.

Durrsaket do te inagurojne fushen e re te stadiumit sot dhe per kete arsye, ditet e fundit ne faqen e klubit futbollistet u kane bere thirrje tifozeve per te ardhur ne stadium dhe per t’i mbeshtetur ne ndeshjen ndaj kurbinasve.

Pas 10 ditësh pauze prej kombëtareve, futbolli shqiptar rikthehet në apel. Ndeshja e kthimit mes tyre do luhet në 13 prill.

Sot, 17:45 / Teuta – Laçi