Futbollisti shkodran Rubin Hebaj ka “sfiduar” Zlatan Ibrahimovic në stopimin e topit. Ish sulmuesi i Vllaznise qe tashme është pjesë e Shkëndijës së Tetovës në kampionatin maqedonas, sot ka shpërndarë një fotot në rrjetet sociale.

23-vjeçari ka bërë një ulje të topit njësoj si Ibrahimovic që e ka bërë një gjë të tillë shumë herë gjatë stërvitjeve apo edhe para ndeshjeve.

Hebaj në postimin e tij shkruan me shaka se “kush është Zlatan” duke iu referuar se ai e bën më mirë stopimin e topit në këtë rast.

Ai eshte shpallur sezonin e kaluar kampion me Shkendine e Tetoves, nderkohe qe sivjet pjese e kesaj skuadre eshte edhe nje shkodran tjeter, Sindrit Guri.