Tjeter gol me peshe per sulmuesin shkodran Ndue Mujeci. Ai ka shenuar edhe sot per skuadren e tij Jezero duke kontribuar ne fitoren e saj ne shifrat 2-1 ndaj ekipit te Zetes ne ndeshjen e vlefshme per kampionatin e futbollit te Malit te Zi.
Ka qene minuta e 40-te kur Jezero ka fituar te drejten e nje 11-metershi dhe ate e ka marre persiper per ta ekzekutuar Mujeci i cili eshte lojtari i ngarkuar nga stafi per gjuajtjen e tyre.
28 vjeçari ka qene shume i sakte ne ekzekutimin e tij dhe topi ka perfunduar ne trekendesh duke kaluar ne avantazh ekipin e Jezeros. Me pas kjo skuader ka shenuar edhe nje gol te dyte, para se Zeta te shenonte nje gol ne shtese por qe nuk ka mjaftuar per asgje.
Goli i shenuar sot nga Mujeci ka qene i treti per te ne kete kampionat, por ne fakt ai nuk i ka luajtur te gjitha ndeshjet per shkak te nje demtimi, megjithate premton te shenoje shume te tjere ne vazhdim./SHKODRA-SPORT.COM/