Dy nga tre lojtarët e ardhur në merkaton e janarit do të jenë në fushën e lojës si titullarë në formacionin e Vllaznisë në ndeshjen e sotme ndaj Flamurtarit.
Bëhet fjalë për lojtarët e ardhur nga Maqedonia e Veriut, Mevlan Adili dhe Simeon Hristov. I treti ndërkohë, moldavi Eugeniu Sidorenko nuk do të jetë në dispozicion të stafit teknik për këtë takim.
Arsyeja kryesore është se së pari, atij nuk i ka mbërritur ende dokumentacioni nga Federata e Futbollit të Moldavisë, çka mundëson pastaj aktivizimin me ekipin e tij të ri.
Por, e dyta, edhe gjendja fizike e lojtarit nuk është ajo e duhura dhe këtë e ka deklaruar edhe vetë trajneri Jonuz kur ka thënë se deri në fillim të shkurtit ai nuk do të jetë në formën e duhur për të luajtur.
Mosgrumbullimi i Sidorencos për këtë ndeshje mësohet nga lista e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e sotme, listë e cila është bërë publike nga vetë klubi Vllaznia.
© shkodrasport.com