Merkatoja ne Shqiperi nuk ka pushtuar vetem ekipet e kategorise Superiore por edhe asaj te se pares. Secili prej tyre po mundohet te beje me te miren e mundshme per te gjetur sa me shume lojtare cilesore per sezonin e ri.
Keshtu, Terbuni i Pukes duket se do te jete aktiv ne merkato dhe ka hedhur syte drejt perforcimeve ne repartin e sulmit. I preferuari i drejtuesve te kesaj skuadre eshte nje lojtar me origjine nga Puka.
Behet fjale per Taulant Markun. Lojtari qe ne sezonin e fundit ka bere nje sezon shume te mire me ekipin e Korabit duke e ndihmuar ate te shkoje deri ne play-out ndaj Egnatias, me shume mundesi do ta lere ekipin pukjan.
Dhe destinacioni i tij i ardhshem me 99 % do te jete Terbuni, skuader me te cilen ka luajtur edhe me perpar ashtu siç ka luajtur edhe me ekipin e Kastriotit te Krujes. Kudo ku ka luajtur ka lene pershtypje te mira dhe per kete arsye, eshte gjithmone i preferuari i trajnereve.