Ditën e sotme, janë luajtur shtatë sfidat e Kategorisë së Parë, në kuadër të javës së 24-të. Kështu, ndeshja midis Shkumbinit dhe Besëlidhjes prodhoi 7 gola, teksa përfundoi me fitoren e miqve 2-5.

Lezhjanët kanë arritur një rezultat fantastik në transfertë ndaj Shkumbinit, duke triumfuar falë një përmbysje në pjesën e dytë dhe duke fituar kështu me rezultatin e thellë, 2-5. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë 2-1 të vendasve, ndërkohë që në të dytë, lezhjanët arritën të shënonin 4 gola duke përmbysur gjithçka.

Alessandro dhe Icaro shënuan për Shkumbinin, ndërsa Bushi, Hasbajrami me autogol, Gjikolaj dhe dy herë Danaj plotësuan “manitan” për Besëlidhjen.

Me këtë fitore, skuadra e trajnerit Alban Bruka i dha një shuplakë të rëndë peqinasve, të cilët ndodhen në vendin e fundit me 18 pikë, ndërsa Besëlidhja renditet në vendin e 9-të me 32 pikë.

Maringlen ZHIVANI