Lojtari i ndeshjes Egnatia-Vllaznia, Gëzim Krasniqi, ka thënë se ishin përgatitur shumë për sfidën ndaj shkodranëve, ndërsa shtoi se ishte taktika e trajnerit Zekirija Ramadani, që loja të përqendrohej në mbështetje të autorit të tre golave, Pedro Augustos.

Duke folur në emisionin “Gol pas Goli”, mbrojtësi theksoi se po punojnë fortë që të mos rrezikojnë rrëzimin nga kategoria, ndërsa shtoi se do ua vështirësojnë shumë punën kundërshtarëve,

Ndeshja: “Kemi qenë në tension gjatë gjithë javës. E kemi përgatitur shumë ndeshjen, donim fitore por duke ditur që kishim të bënim me Vllazninë trembeshim. Na ndihmoi edhe fati.

Ndryshimi: “Jemi më mirë, më të ashpër dhe do ua bëjmë punën më të vështirë të gjitha skuadrave. Barazimi me Partizanin na ndikoi jo mirë, por sot u gëzuam shumë.”

Taktika e lojës: “Sot e kishim përqendruar lojën te Pedro dhe gjatë gjithë javës kishim punuar shumë ishte kjo taktika e lojës dhe e bëmë më të lehtë fitoren.”

Çfarë keni më shumë se skuadrat e tjera që rrezikojnë rrëzimin? “Nuk di çfarë te them është një pyetje më e vështirë. Kemi elementin forcë e grupit dhe dëshira për të fituar”.

Mund të rrezikoni apo ndiheni më komod në luftën për mbijetesë: “Mund të ketë rrezik, por nuk mund të përgjigjem më shumë, ne thjesht duhet të bëjmë punën tonë dhe të marrim sa më shumë pikë.