Pse kena than dhe themi që sporti të edukon? A vlen hala kjo thënie sot? Për shumë breza, fjalia “Sporti të edukon” nuk ka kene thjesht një shprehje, por një e vërtetë qe e kena jetu çdo ditë në fushë, në palestër dhe në jetën e përditshme.
Sporti i ka mësu fëmijët me respektu rregullin, me ndigju,me bashkëpunu dhe mos mu dorëzu kur hasin vështirësi.Sot lind një pytje që e bajnë shumë prind,mësues dhe trajner:A e edukon hala sporti brezin e sotëm?
Unë besoj dhe tham, po e edukon, por kjo nuk ndodh vetvetiu. Sporti bahet edukues kur shoqnohet me vlera.
Në sport fëmija mëson:
me ken i disiplinum,
me respektu orarin,
me punu në grup,
me pranu gabimin,
mu ngrit prap, pas humbjes.
Këto janë mësime që vlejn ma shumë se një medalje, sepse kane me e ndihmu fëmijën mu formu si njeri.
Sot sporti ndeshet me sfida të reja: dona rezultate fill, ndikimi i madh rrjeteve sociale dhe dëshira për me fitu me çdo kusht. Pikërisht këtu duhet me pas kujdes shume.
Kur në sport nuk ka komunikim te qetë, kur emocionet kthehen në tension dhe kur rezultatin e veme mbi edukatën, kena me rreziku me hup thelbin e sportit. Fëmijët nuk kane me mësu vetëm nga ushtrimet; ata kane me mesu shume nga sjellja e të rriturve që kane me i udhëheq dhe me i mbështet.
Një trajner nuk ka me formu vetëm sportistë por ka me formu edhe karaktere. Prindi nuk duhet me kërku vetëm fitore, por duhet me kerku,qe ai femije te rritet me respekt dhe me dinjitet.
Kam pa shumë fëmijë që sporti i ka ndryshu për mirë: janë ba ma të sigurt, ma të përgjegjshëm, ma socialë dhe ma të aftë për me përballu sfidat e jetës. Për fëmijët me nevoja të veçanta, sporti shpesh bahet një urë për mu përfshi, per me komuniku dhe me besu te vedi.
Prandaj për mu, thenia “Sporti të edukon” vlen edhe sot, ndoshta ma shumë se kurrë. Në një kohë ku fëmijët rrine shumë orë para ekraneve te televizorit,kompjuterit dhe telefonit,sporti mbet një nga mjediset ma të fuqishme ku mësohet e krijohet:
respekti, disiplina, durimi, bashkëpunimi dhe karakteri.
Sporti nuk ka me kriju vetëm kampionë në fushë;në palester por ai ka me kriju edhe kampionë në jetë.


