Wednesday, July 22, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTENdryshime tek Tërbuni, vjen një aksioner i ri. Emërohet edhe trajneri që...

Ndryshime tek Tërbuni, vjen një aksioner i ri. Emërohet edhe trajneri që do drejtojë skuadrën pukjane

Ndryshime tek Tërbuni. Klubi tashmë ka një aksioner të ri, pikërisht Ervis Veizin dhe po ashtu edhe një trajner të ri, Xhynejt Çutrën. Skuadra ndërkohë ka zbritur në fushë për të nisur përgatitjet në kuadër të sezonit të ri futbollistik 2026/27. Skuadra pukjane ka zhvilluar seancat e para stërvitore, duke hedhur bazat për një kampionat ku objektivi kryesor mbetet rikthimi në Kategorinë e Parë.

Në krye të ekipit është emëruar trajneri Xhynei Çutra, një emër i njohur për tifozët pukjanë. Ish-mesfushori ka qenë pjesë e brezit që e ngjiti Tërbunin në elitën e futbollit shqiptar dhe tani rikthehet në klub, këtë herë në rolin e trajnerit, me synimin për ta rikthyer ekipin në nivelet ku ka qenë dikur. Një zhvillim i rëndësishëm për klubin është edhe ndryshimi në strukturën e administrimit.

Kryetari i Bashkisë së Pukës, Rrok Doda, ka arritur një marrëveshje me biznesmenin Elvis Veizi, me origjinë nga Pogradeci, por që jeton dhe ushtron aktivitetin e tij në Tiranë. Sipas marrëveshjes, Veizi do të zotërojë 51% të aksioneve të klubit, ndërsa 49% do të mbeten në pronësi të Bashkisë. Kryebashkiaku Doda ka falënderuar biznesmenin për angazhimin fi – nanciar në mbështetje të Tërbunit, ndërsa Veizi ka bërë të qartë se objektivi i projektit të ri është rikthimi i skuadrës pukjane në Kategorinë e Parë.

Nga ana e tij, Doda i ka uruar suksese trajnerit Çutra në këtë detyrë të re, duke kujtuar kontributin e tij të mëparshëm si futbollist i Tërbunit dhe duke shprehur besimin se ai mund ta udhëheqë skuadrën drejt realizimit të objektivave të sezonit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments