Tirana arriti një fitore të vështirë përballë Erzenit me rezultatin 3-1 në ndeshjen e fundit të javës së 27-të të Superiores dhe gjithashtu e fundit e fazës së tretë të kampionatit.
Në duelin e luajtur në “Elbasan Arena”, të dyja skuadrat e nisën vrullshëm me shumë raste, por goli i parë erdhi vetëm në pjesën e dytë me Florent Hasanin i cili ndëshkoi shijakasit në minutën e 48’.
Në minutën e 72’ ishte Enk i cili me një gol mjaft të bukur me kokë rivendosi baraspeshën. Gjithsesi barazimi zgjati shumë pak, me Hasanin që shënoi sërish në minutën e 75’ për të kaluar sërish në avantazh bardheblutë.
Në minutën e 89’ Hasani përfitoi nga një gabim i Enk dhe me një lëvizje mjaft të bukur shënoi dhe golin e tretë për Tiranën dhe të tretin personal.
Kështu Tirana i bashkohet Partizanit në krye me pikë të barabarta, por me “demat” që kryesojnë për shkak të ndeshjeve direkte, ndërsa Erzeni nuk lëviz nga vendi i pestë.
REZULTATI:
TIRANA 3-1 ERZENI
Hasani 48′, 75′, 89′ / Enk 72′