Flamurtari është në kaos dhe skuadra duket drejt rënies një kategori më poshtë. Këtë e thotë edhe një prej legjendave vlonjate, Sokol Kushta, i cili në një intervistë për “RTSH Sport” flet për rrugën drejt greminës, buxhetin që rezervoi shumë pak financa për vlonjatët dhe zgjidhjen e krizës njëherë e mirë që është “Ligji për Sportin”… “

“Flamurtari ka kontratë dyvjeçare me një sponsor dhe normalisht tërë anën ekonomike e bën ky sponsor. Ndaj edhe ligji për sportin është i vetmi shpëtim për skuadrën. Disa gjëra bëhen me dëshirë dhe disa bëhen me ligje. Unë kam dëshirë që të bëhet më e mira për Flamurtarin, por nuk janë në dorën time gjithçka.

Ligji

“Ndaj të gjithë duhet ta kuptojnë dhe duhet të mendojnë si të dalin nga kjo situatë. Edhe Idrizi pret ligjin që skuadra të shpëtojë nga kjo situatë. Mua, jo si Kushta, por si qytetar vlonjate më shqetëson shumë kjo situatë në të cilën ndodhet Flamurtari, Mbase nesër gjërat rregullohen, por ama duhet që të mendohet njëherë e mirë me një zgjidhje afatgjatë. Njerëzit që janë në zyrën ligjore në baski po shikojnë dhe të gjithë po shohin mundësinë për zgjidhjen”.

Rënia

“Nuk është turp sepse dëgjoj që flitet shpesh rënia, rënia. Nga kategoria kanë rënë edhe Vllaznia, Dinamo apo Tirana,. Madje elita e futbollit shqiptar është në inferiore, por nëse bie, cila është zgjidhja dhe e ardhmja e sigurt me hapa konkretë për t’u ringritur? Nuk është mbledhur asnjëherë bordi, ndaj duhej që të mblidhej më parë për të menduar me strategji afatgjatë. Vlora jeton me sportin dhe duhet që të kishte një strategji. Vlora dhe populli këtu jeton me futbollin dhe është e ndjeshme ndaj halleve të Flamurtarit”.

Bashkitë

“Të gjithë klubet apo shumica ndihmën e kanë nga bashkitë. Në qofte se bashkitë nuk mbështesin e nuk do ishin prezentë, futbolli nuk do ekzistonte. Futbolli këtu mbahet me paterica. Duhet të dal ligji për sportin dhe duhet ë të ndiqet rruga si në Kosovë.

Ndoshta ka ndikuare dhe tërmeti që është shtyrë, por komisionet parlamentare e kanë nxjerrë dhe e kanë pasur në rendin e tyre. Po të më pyesësh mua si Sokol, të japësh 1-2 milionë për futbollin është shuam madhe. Nëse ke rrugë të paasfaltuara, si mund të japësh aq shumë për futbollin? Bota ka bërë ligjin për sportin dh qeveria mbi bazën e ligjit krijon lehtësira”./vipsport/