Shqipëria është mposhtur me rezultatin 3-1 në miqësoren e zhvilluar në Pragë ndaj Çekisë. Supergoli i Sokol Cikalleshit nga distanca, nuk mjaftoi që Kombëtarja e Rejës të largohej me një rezultat pozitiv nga kjo përballje.

Shik, Masopus dhe Celutska ishin autorët e golave për çekët, të cilët tashmë e kanë përqëndruar të gjithë vëmendjen te Kampionati Europian, teksa bëjnë pjesë në Grupin D së bashku me Anglinë, Kroacinë dhe Skocinë.

FT: ÇEKI-SHQIPËRI 3-1

Shik 18′, Masopus 68′, Celutska 89′ / Cikalleshi 42′

R. Çeke: Vaçlik, Çoufal, Çelustka, Kalas, Bozhil, Kral, Souçek, Masopust, Darida, Jankto, Shik.
Trajner: J. Silhavi

Shqipëria: Selmani, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Trashi (72′ Lenjani), Kallaku (54′ Çekiçit), Bare, Abrashi (81′ Laçi), Veseli (72′ Doka), Çikalleshi (81′ Balaj), Manaj (81′ Seferi).
Trajner: E. Reja