Java e 18 e Kategorisë Superiore nis ditën e sotme me një sfidë që parashikohet të jetë shumë e luftuar. Bëhet fjalë për takimin në Shkodër, mes Vllaznisë dhe Laçit.
Kuqeblutë mbeten në krye dhe vazhdojnë ta kenë avantazhin e qetësisë së pikëve ndaj ndjekësve, megjithatë nuk fitojnë prej dy takimesh dhe tashmë do të kërkojnë të rikthehen te suksesi për të vazhduar rrugën drejt objektivit.
Ndërkohë, nga ana tjetër, Laçi vjen me shumë entuziazëm duke qenë se ka marrë gjashtë pikë të plota së fundmi, teksa edhe pse është 10 pikë larg Vllaznisë, një fitore mund të hapë horizonte të reja pasi në fillim të sezonit edhe ata e kanë menduar titullin.
Por, për t’u theksuar se në këtë takim trajneri Shpëtim Duro nuk do të ketë të gatshëm Mentor Mazrekaj, njeriun vendimtar në ndeshjet e fundit. /VipSport/
Ndeshja:
18:00 Vllaznia-Laçi