Hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë. Kanë kaluar shumë kohë nga finalja e Champions League, ku Mohamed Salah u detyrua të largohej nga fusha pas një dëmtimi në shpatull. “Fajtor” ishte Sergio Ramos dhe egjiptiani kurrsesi nuk mund ta harrojë atë mbrëmje. Por duket se ka ardhur momenti kur Mou të marrë hak.

Në një kohë që mbrojtësi i Real Madrid po përjeton momente të vështirë me skuadrën e tij, por edhe në planin personal për shkak të akuzave për doping, Salah e shfrytëzon këtë moment për t’i dhënë Ramos atë që meriton. Të paktën kështu e kanë lexuar festimin e golit tifozët e Liverpool.

Egjiptiani shënoi në minutën e 67 ndaj Watford dhe festoi duke bërë shenjën e shqiponjës. Më herët, kjo mënyrë e festimit ishte parë te Ramos dhe të gjithë tifozët mendojnë se është formë hakmarrje.