Gjërat nuk kanë shkuar ashtu si duhet, megjithatë trajneri i Vllaznisë e ka justifikuar skuadrën për humbjen e sotme ndaj Teutës. Në prononcimin e tij për mediat pas ndeshjes, ai ka deklaruar se skuadra kishte pak kohë në dispozicion për ta përgatitur këtë sfidë, megjithatë ai është optimist se gjërat do të ndryshojnë në të ardhmen.

“Është ndeshja jonë e parë dhe nuk kishim çfarë të bënim më tepër. Kishim shumë pak kohë në dispozicion për të bërë ndryshime thelbësore. Unë sapo kam ardhur dhe po ashtu edhe tre lojtarët amerikan.

Natyrshëm që na duhet ende kohë për t’u përgatitur dhe për të ndryshuar për mirë rrjedhën tek Vllaznia. Kemi ndeshje të vështira përpara por ne nuk duhet të dorëzohemi dhe natyrshëm që në këto tre përballje do përpiqemi të marrim ndonjë fitore.

Unë them se pas ndeshjes me Partizanin, pra pas tre ndeshjesh skuadra jonë do arrijë që të konsolidohet ashtu si e mendoj unë në mënyrë që të kemi rezultate pozitive.

Pas ndeshjes me Partizanin kemi pak kohë dhe besoj se skuadra do përgatitet siç duhet për të arritur objektivin që kemi që është largimi nga vendi i fundit në një pozicion më të mirë në renditje.
© shkodrasport.com