Në ditën e sotme do të luhen tre ndeshjet e mbetura të javës së 31. Bie në sy sfida e Loro Boriçit mes Vllaznisë dhe Teutës.

Durrsakët vijnë si kryesues ndërsa kanë një avantazh prej dy pikësh nga shkodranët, ndërsa këta të fundit janë të detyruar për tre pikët në mënyrë që të qëndrojnë plotësisht në garë për titullin.

Ndërkaq, nga ana tjetër në fushë zbret edhe Partizani. Të kuqtë nisen favoritë në letër ditën e sotme teksa luajnë në Elbasan ndaj Apolonisë. Fierakët janë të fundit dhe me pak shanse për të qëndruar në elitë, ndërsa nga ana tjetër, Partizanit nuk i fallen hapat falsë.

Sakaq, në Laç, vendasit presin Kukësin. Kurbinasit nuk janë dorëzuar për titullin dhe sot kanë mundësinë për të marrë maksimumin në shtëpi, duke qenë se verilindorët nuk janë në momentë të mirë dhe ky sezon ka qenë zhgënjyes për ta. /VipSport.al/

Ndeshjet:

15:00 Laçi-Kukësi

18:00 Vllaznia-Teuta

18:00 Partizani-Apolonia