I duhej te fitonte me 12 pike diference ndaj Tiranes per te shkuar ne finalen e Kupes se Federates, por Vllaznia ne basketboll per meshkuj jo vetem qe nuk ka fituar me kaq pike, por eshte mundur edhe ne ndeshjen e dyte te ketij kompeticioni.

Ne perballjen e sotme ndaj “Tirana Neptun” luajtur ne sallen sportive “Goga Basket”, basketbollistet shkodrane jane mundur me rezultatin 92-83 dhe kesisoj e mbyllin ketu rrugetimin e tyre ne kete kompeticion.

Me dy humbje ne dy ndeshje te luajtura, sigurisht qe nuk eshte nje bilanc i mire, megjithate Vllaznia eshte nje skuader ne riorganizim.

Nga tre lojtaret e huaj qe ka aktualisht ne perberje, njeri nga amerikanet eshte demtuar dhe nuk ka luajtur, ndersa malazezi Rakoçeviç eshte i dhe nuk mund te mbaje peshen e ekipit.

Megjithate te Vllaznia priten lojtare te tjere, madje nje ka ardhur qe mbreme. Per te pretenduar titullin kampion sigurisht qe duhen perforcime te tjera dhe drejtuesit e klubit e kane te qarte kete gje./SHKODRA-SPORT.COM/