Prej pak ditesh Liridon Latifi i eshte bashkuar serish ekipit te Vllaznise ne stervitje. Mjeket ia kane rekomanduar kete gje dhe sulmuesi anesor nga Prishtina ka filluar te stervitet normalisht me skuadren.

Ky padyshim qe nje lajm i mire per stafin teknik i cili prej kohesh eshte me syte nga ky lojtar sepse dihen vlerat e tij dhe me te ne fushen e lojes sigurisht qe do te ishte histori tjeter.

Latifi eshte demtuar ne ndeshjen e javes se dyte te kampionatit, ate ndaj Kukesit dhe qe prej atehere “nuk ka bere dite te mira”. U rikthye ne muajin nentor, por serish ne ndeshjen e pare qe zbriti ne fushe u demtua serish dhe qe atehere nuk ka luajtur me.

Problemet me kaviljen e kane shqetesuar se tepermi, por tashme shpresat jane qe ai t’i kete lene njehere e mire prapa. Me te ne fushe, por edhe me Balajn tashme, Vllaznia do te ishte e frikshme ne manovren sulmuese, megjithate e rendesishme fillimisht eshte qe Latifi te nise te luaje.

Per momentin ende nuk ka nje date se kur do te zbrese ne fushe, por shpresa jane qe deri tek ndeshja me Tiranen, ai te jete ne gjendjen e duhur per ta ndihmuar skuadren./SHKODRA-SPORT.COM/