Ka mjaftuar humbja e djeshme ne shtepi ndaj Kukesit dhe tek Egnatia ka “plasur”. Drejtuesit e klubit kane vendosur qe te largojne trajnerin Shpetim Duro nga drejtimi i skuadres se tyre.

Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi rrogozhinas me anë të një njoftimi në rrjetet sociale. Shkarkimi pritet të ketë ndodhur për shkak të rezultateve të dobëta, teksa klubi ka nisur nga puna për të gjendur zëvendësuesin.

Nje vendim disi i pakuptueshme ne fakt sepse tek rrogozhinasit deri para 2-3 javesh krenoheshin me kete trajner qe solli edhe kthesen e skuadres por “dashuria” mes paleve duket se kaq zgjati.

Si rrjedhoje, tashme Duro nuk eshte me trajneri i tyre dhe mbetet per t’u pare se kush do ta zevendesoje. Me kete trend largimesh, kuptohet qe Egnatia do ta kete te veshtire te krijoje profilin e saj dhe natyrisht qe edhe rezultatet nuk do te jene te duhurit./SHKODRA-SPORT.COM/