Ne ditet e para te janarit u largua nga Veleçiku, por sulmuesi Brilant Hasaj nuk ka qendruar gjate pa gjetur ekipin e ri. “Shkodra Sport” meson se futbollisti koplikas tani e tutje do te jete pjese e ekipit te Murlanit.

26 vjeçari ka disa dite qe eshte vene nen urdherat e trajnerit Pepaj dhe tashme eshte gati per te qene ne fushe duke filluar qe nga ndeshja e neserme ndaj Ilirise se Fushe- Krujes qe do te luhet ne oren 13.00 ne fushen sportive te Barbullushit.

Hasaj njihet per aftesite e tij para portes kundershtare dhe si rrjedhoje do t’i beje shume pune skuadres se tij re. Bashke me Kaçubelen dhe ndonje futbollist tjeter te repartit ofensiv, ata premtojne te shenojne golat qe do t’i duhen Murlanit per te arritur objektivat e veta.

Ajo qe te ben pershtypje eshte se ketij futbollisti asnjehere nuk i kane ecur ashtu si duhet gjerat tek skuadra ku eshte formuar si futbollist- Veleçiku dhe keshtu ndodhi edhe kete sezon, kur nuk arriti te shprehet si duhet.

Pikerisht per kete arsye, ai u largua nga Kopliku dhe tashme tek Murlani do te mundohet te beje me te miren per ta ndihmuar ate me lojen dhe golat e tij. Perveçse me keto skuadra, Brilant Hasaj gjate karrieres se tij ka provuar te luaje edhe me Terbunin, Beselidhjen, Burrelin, Laçin dhe Aden./SHKODRA-SPORT.COM/