Një kampionat zyrtar në Shqipëri mund të caktojë që nesër fituesin e trofeut të kampionatit që ka edhe një shpërblim 10 milionë lekë të vjetra. Bëhet fjalë për kampionatin Superior U-21, ku këtë sezon ka qenë Bylisi që ka kryesuar dhe dominuar me meritë.
Ndaj edhe nesër në Shkodër luajnë ballshiotët me shkodranët, në një ndeshje mjaft vendimtare. Është një sfidë që i është kushtuar mjaft rëndësi, pasi me 1 pikë, Bylisi që ka 3 pikë më shumë se shkodranët mbtetet në vend të parë duke ditur që presin Dinamon pa synime në javën e fundit në Ballsh.
Kujtojmë, që Bylisi ka fituar 2-1 në Ballsh në fazën e parë, ndërsa mallakastriotët e kanë vlerësuar shumë këtë ndeshje duke grumbulluar lojtarët më në formë. Në lojë është edhe Laçi, por që bardhezinjtë kanë 54 pikë.
Madje, në javën e fundit, kurbinasit presin në fushën e tyre Vllazninë.
Ja ndeshjet e nesërme dhe renditja e kampionatit Superior U-21.