HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESuperiorja e Shqipërisë në vendin e 41 sipas IFFHS. Ngjitet 25 vende...

Superiorja e Shqipërisë në vendin e 41 sipas IFFHS. Ngjitet 25 vende në krahasim me një vit më parë

Kampionati Shqiptar i futbollit renditet i 41 në klasifikimin e Federatës Ndërkombëtare të Historisë dhe Statistikave në Futboll për 2023.

Kategoria Superiore e përmirësoi me 25 vende pozitën në këtë renditje nga 1 vit më parë. Kjo është vendosja më e mirë ndër vite.Kampionati Shqiptar ka 410,5 pikë në këtë klasifikim ku përfshihen të gjitha ligat e Botës.

Superiorja lë pas kampionatin slloven, sllovak, hungarez, suedez apo amerikan. Superliga e Kosovës është e 43, duke u përmirësuar me 23 pozicione nga 1 vit më parë.

Vendin e parë në renditjen e Federatës Ndërkombëtare të Historisë dhe Statistikave në Futboll e ka Serie A e Italisë për herë të 12. Kampionati italian ndiqet nga ai anglez dhe spanjoll.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments