Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESuperiorja me probleme, katër klube rrezikojnë përjashtimin nga kampionati. Mes tyre edhe...

Superiorja me probleme, katër klube rrezikojnë përjashtimin nga kampionati. Mes tyre edhe Vllaznia

Katër klube të Kategorisë Superiore rrezikojnë përjashtimin nga kampionati i sezonit të ardhshëm, pasi nuk kanë plotësuar kriteret financiare, si shlyerja e detyrimeve dhe rregullimi i bilanceve.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se Tirana, Flamurtari, Vllaznia dhe Luftëtari rrezikojnë përjashtimin nga Kategoria Superiore për shkak të mosplotësimit të kritereve financiare. Nëse borxhet dhe detyrimet e prapambetura nuk do të shlyhen deri në datën 31 korrik, atëherë klubet do të duhen të përballen me vendimin drastik të marrë nga Komiteti Ekzekutiv në FSHF.

Sezoni i ri futbollistik në Kategorinë Superiore do të nisë me disa ndryshime të rëndësishme. Duke filluar nga ky vit, vendi i tetë në përfundim të kampionatit nuk do ta ketë të sigurt qëndrimin në Superiore, pasi do të luajë në sistemin “play out”, me fituesin e finales mes dy vendeve të dyta në Kategorinë e Parë. Ky është vendimi i marrë në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv për të rritur konkurrencën në ligat e futbollit.

Ndër të tjera, krerët e Federatës Shqiptare të futbollit refuzuan kërkesën e një pjese të madhe të klubeve për të aktivizuar deri në 5 lojtarë të huaj gjatë një ndeshjeje, duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm, me 4 të tillë. Reformimi do të prekë edhe Kategorinë e parë e cila do të ketë një tkurrje të ekipeve.

Brenda pesë viteve të ardhshme pritet që të zbresin rreth 14 skuadra në Kategorinë e Dytë në mënyrë që të shmangen hijet e dyshimeve, tolerimet e mundshme por edhe për të rritur cilësinë e garës në të dy ligat.Kategoria Superiore fillon më 24 gusht dhe mbyllet më 23 maj./a2cnn/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments