Ka nisur vrullshëm merkatoja në Shqipëri dhe të gjitha skuadrat e Superiores kanë bërë lëvizjet e tyre për të përforcuar skuadrën në prag të sezonit të ri. Ka “revolucion” te Vllaznia, Laçi dhe Kukësi ku largimet janë më të shumta se afrimet, të shumta kanë qenë edhe lëvizjet në pankinë në këto ditë të para të qershorit. Më poshtë janë të gjitha operacionet zyrtare në hyrje dhe dalje në merkaton e secilit klub të Superiores deri më tani.
Dinamo
Dinamo u rikthye në elitë këtë sezon, por akoma nuk ka zyrtarizuar ndonjë blerje të re në merkato, ndonëse tratativat janë të shumta. E vetmja gjë e sigurt në kampin blu është konfirmimi i trajnerit Dritan Mehmeti edhe në Superiore.
Blerje– Asnjë
Largime-Eni Imami
Egnatia
Pasi siguroi një pjesëmarrje historike në Kupat e Europës, Egnatia ka nisur punën për tu paraqitur sa më denjësisht në Conference League. Deri më tani është ruajtur grupi i sezonit të kaluar dhe janë afruar Stivian Janku dhe Albano Aleksi.
Blerje– Stivian Janku, Albano Aleksi
Largime-Asnjë
Erzeni
Erzeni arriti të sigurojë qëndrimin në elitë, pasi mposhti në Play Out Korabin. Shijakasit nuk kanë zyrtarizuar asnjë operacion merkatoje si në hyrje edhe në dalje, madje edhe tekniku Deliallisi (që drejtoi skuadrën në ndeshjet e fundit) nuk është konfirmuar në stol.
Blerje– Asnjë
Largime-Asnjë
Kukësi
Shumë largime në kampin kuksian, ndërsa akoma nuk është konfirmuar në detyrë tekniku Hallaçi.
Blerje– Asnjë
Largime -Xhonson Ovusu, Shqiprim Taipi, Redon Dragoshi, Gjelbrim Taipi, Ebert Kardozo, Antonio Ilieski
Laçi
Revolucion edhe tek skuadra kurbinase, ku janë larguar shumë elementë cilësorë të sezonit të kaluar.
Blerje– Ronald Sobovale
Largime– Gentian Selmani, Marko Roganoviç, Rudolf Turkaj, Viktor Velkoski, Majkëll Babatunde, Mentor Mazrekaj, Vasil Shkurtaj
Partizani
Kampionët në fuqi të vendit do të nisin sezonin nën urdhrat e teknikut të ri Zekic, që zuri vendin e Colellas.
Blerje: Albers Keko, Pano Qirko (huazim për ndeshjet në Kupat e Europës)
Largime: Engjëll Hoti, Jozef Menich
Skënderbeu
Korçarët rikthehen pas një viti në Superiore, pasi fituan titullin sezonin e kaluar në Kategorinë e Parë. Konfirmohet në stol tekniku Ivan Gvozdenoviç.
Blerje: Asnjë
Largime: Shkëlzen Ruçi
Teuta
Diego Longo do të jetë trajneri i Teutës në edicionin e ri të Superiores.
Blerje: Asnjë
Largime: Albion Marku, Sherif Kallaku, Jurgen Goxhaj, Aleksandër Kuro, Ildi Gruda, Pano Qirko (huazim për ndeshjet në Kupat e Europës)
Tirana
Konfirmohet në krye të stolit të bardhebluve tekniku Shehi.
Blerje: Kaina Nunjesh, Gentjan Selmani
Largime: Kristjan Toshevski, Albano Aleksi, Liridon Latifi
Vllaznia
Migen Memelli do të drejtojë skuadrën shkodrane në sezonin e ri. Vllaznia është një kantier i vërtetë, pasi të shumta janë largimet nga skuadra.
Blerje: Ildi Gruda, Eslit Sala, Darko Dodev
Largime: Kaina Nunjesh, Dajan Shehi, Darko Bulatoviç, Liridon Latifi, Arsid Kruja, Erdenis Gurishta, Herald Marku