Federata Shqiptare e Futbollit i ka kerkuar Ministres se Shendetesise lejimin e nje numri te caktuar tifozesh per ndeshjen finale te Kupes se Shqiperise, ate ne mes Skenderbeut dhe Vllaznise.

Nje kerkese e tille e dates 22 maj, mban firmen e sekretarit te pergjithshem te Federates Ilir Shulku dhe ne te thuhet se nje hapje e pjesshme e stadiumit, do te ndihmonte ne rikthimin ne normalitet dhe do te mbeste si nje kujtim i bukur per kete sezon te veshtire futbollistik.

Federata eshte ne pritje te nje pergjigje pozitive nga ana e Ministrise se Shendetesise e cila ne fakt deri me tani ende nuk ka ardhur.

Nje kerkese e tille vjen nisur nga pervojat e finaleve te kupave ne vende te ndryshme te Europes ku stadiumet jane hapur dhe po ashtu edhe ngaqe rastet me covid-19 jane gjithnje e me te pakta e per kete arsye, prania e tyre edhe ne “Air Albania” do te ishte dicka mese normale.