Vllaznia U21 e ka mbyllur me fitore kampionatin dhe per me teper ajo eshte nenkampione e Shqiperise ne te parin kampionat te organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne Laç, kuqeblute e drejtuar nga trajneri Fatjon Hasani kane arritur te fitojne me rezultatin e ngushte 1-0.

Fatin e saj e ka vendosur nje gol i shenuar ne minuten e 68-te nga sulmuesi Mehdi Çoba. Kaq ka mjaftuar qe ekipi shkodran te marre kete fitore dhe te ngjitet ne kuoten e 57 pikeve.

Vllaznia U21 eshte ne te njejten kuote pikesh me Laçin, 57, por me nje bilanc me te mire ne perballjet direkte, eshte ekipi shkodran qe renditet i dyti pas Bylisit qe eshte shpallur kampion.

Ne kete menyre, pavaresisht se nuk u rendit i pari, ekipi i Vllaznia U21 ka bere nje paraqitje shume te mire dhe per rrjedhoje mund te konsiderohet nje sezon shume pozitiv per te./SHKODRA-SPORT.COM/