Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORESuperkompjuteri parashikon kampionin e Premier Ligës

Superkompjuteri parashikon kampionin e Premier Ligës

Arsenali po kthehet te fitoret në Premier Ligë? Kjo është ajo që parashikon superkompjuteri, që bëri llogaritë dhe doli në një renditje përfundimtare që pritet në fund të këtij sezoni të Premier Ligës, duke e vendosur Arsenalin në krye. Ndonëse në fakt, historia tregon që “Topçinjtë” sa herë që kanë qenë në krye të tabelës për Krishtlindje, në fund nuk ia kanë dalë fitojnë Premier Ligën.

Plotë katër herë kjo histori u përsërit për skuadrën e Arsenalit: së pari, në sezonin 2002/03, kur Arsenali udhëhoqi tabelën e Premierligës për Krishtlindje, kurse në fund titulli i kampionit i takoi M.Junaitid; pastaj në sezonin 2007/08, ku “Topçinjtë” përfunduan në vendin e tretë dhe “Djajtë e Kuq” u kurorëzuan kampionë.

Nën drejtmin e Artetas, ky është rasti i tretë që Arsenali është në krye të Premerligës në ditën e Krishtlindjeve. Në 2022/23 dhe 2023/24, Arsenali ishte i pari, por në çdo rast u parakalua nga Siti, që është ndjekës në këtë kampionat. Mirëpo ja që këtë herë, të paktën super-kompjuteri parashikon se “Topçinjtë” do të jenë të parët edhe në fund. Pra do të jetë “e treta e vërteta” për teknikun spanjoll. Ndonëse duhet pritur e shikuar gjithçka në fushë…

PARASHIKIMET E TJERA

Edhe pse kampionati anglez është në gjysmë të rrugës, me javën e 18-të që nisi mbrëmë e vazhdon sot, ka shumë parashikime për rezultatin përfundimtar. Superkompjuteri i “CasinoHaëks” ka bërë llogaritjet e tij, duke arritur në një skenar që do të diskutohet shumë. E nëse Arsenali parashikohet t’i japë fund pritjes së gjatë, nga ana tjetër, ky sezon pritet të jetë një makth për Uolves.

Parashikimet tregojnë se skuadra, do mbetet pa fitore në Premier Ligë dhe do të thyejë rekordin negativ të Derby Counti (11 pikë), duke e përfunduar kampionatin me vetëm 10 pikë dhe dy fitore. Sa i takon vendeve evropiane, Çelsi duhet të kompletojë katër vendet e para, ndërsa Liverpul e Man.Junaitid duhet të përfundojnë përkatësisht në vendin e pestë e gjashtë. Gjithashtu, superkompjuteri e vendos Totenhemin në pozicionin e 15-të të klasifikimit, dy vende më lart se sezoni i kaluar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments