HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESuperkupa e Shqipërisë, Tirana-Vllaznia do të luhet në muajin dhjetor

Superkupa e Shqipërisë, Tirana-Vllaznia do të luhet në muajin dhjetor

Këtë të mërkurë, do të zhvillohet mbledhja e Komitetit Ekzekutiv në FSHF, ku do të përcaktohen datat për fillimin e kampionatit.

Siç u raportua më herët, Abissnet Superiore pritet të nisë më 20 gusht, ndërsa Kategoria e Parë një javë më vonë, pra më 27 gusht.

Gjithashtu MCN mëson se risia këtë vit, do të jetë në Superkupën e Shqipërisë, e cila ne vitet e tjera eshte luajtur zakonisht pak ditë para fillimit të kampionatit.

Këtë herë, Superkupa, ku përballë do të jenë Tirana si kampione dhe Vllaznia si fituese e Kupës, do të mbahet në muajin dhjetor.

Fillimi më herët i kampionatit, për shkak të Botërorit që do të startojë në muajin nëntor, ka bërë që FSHF të vendosë që Superkupa të luhet në dhjetor.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments