Qyteti i Shkodres do te jete mikepritesi i Superkupes Mbarekombetare ne basketboll per meshkuj e kjo do te ndodhe fundjaven e ardhshme, pikerisht me date 16 dhe 17 tetor.
Liga Unike ne kete menyre do ta fillojë edicionin e ri me Superkupën Mbarëkombëtare ku do te marrin pjese 4 ekipe te Shqiperise dhe Kosoves dhe ndeshjet do te zhvillohen ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.
Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen më 16 Tetor, kurse finalja zhvillohet më 17 Tetor.
Në gjysmëfinalen e parë takohen Vllaznia dhe Prishtina, dy skuadra me traditë në basketbollin e Shqipërisë dhe Kosovës.
Gjysmëfinalja tjetër zhvillohet ndërmjet Teutës dhe Golden Eagle Yllit. Skuadra durrsake është kampione dhe fituese e Kupës së Shqipërisë, duke i fituar dy trofetë në basketbollin shqiptar, kurse Golden Eagle Ylli është kampion i Ligës Unike, si dhe kampion i Kosovës.
Katër skuadrat do të garojnë për trofeun e çmuar, si dhe historik, duke marrë parasysh se ky është edicioni i parë i Superkupës Mbarëkombëtare, e organizuar nga Liga Unike.
Orari
16 Tetor
17:00 Vllaznia-Prishtina
20:00 Teuta-Golden Eagle Ylli
17 Tetor
20:00 Finalja