Starton sot java e 31-të e Abissnet Superiore. 6 ekipe do zbresin në fushën e lojës me objektiva të ndryshëm, titullin, Europën dhe mbijetesën.
Dy sfidat e para luhen në orën 16:45. Laçi i vendit të dytë dhe Tirana kryesuese ndeshen në Laç për të përcaktuar titullin kampion. Kryeqytetasit do të shpallen matematikisht kampion dhe me një barazim.
Ndeshja tjetër është derbi mes Partizanit dhe Dinamos, po në të njëjtën orë. “Selman Stërmasi” hap stadiumin për një nga ndeshjet më historike të kampionatit shqiptar. Partizani lufton për objektivin Europë, ndërsa Dinamo për të ëndërruar mbijetesën, që është thuajse e pamundur.
Teuta dhe Kukësi është sfida e tretë dhe e fundit për sot. Durrsakët presin Kukësin në “Niko Dovana, ora 19:45. Teuta e sheh veten të rrezikuar nga vendi i 8 që të dërgon në “play out”, dhe kërkon pikë nga verilindorët që duan të konsolidojnë vendin e tretë për Europën. Të tre sfidat pritet të dhurojnë emocione në fushën e lojës./newsport/