Nje nga shqetesimet kryesore te Vllaznise se sivjetme eshte menyra e lehte e pesimit te golave dhe kete e tregon me se miri numri i madh i tyre. Ne 8 jave kampionat, kuqeblute kane pesuar plot 13 gola.

Per te mesuar se kur i ka ndodhur me pare kjo gje, duhet te shfletosh jo pak flete kampionatesh, per t’u ndalur tek sezoni 2005-06. Atehere madje, Vllaznia ka qene edhe me keq sepse pesoi 14 gola po ne 8 ndeshje.

Ne ate kampionat skuadra e nisi jo mire ecurine e saj dhe e mbylli ne vendin e gjashte, ndonese kishte ne perberje emra si portieri Orges Shehi, mbrojtesa si Henri Ndreka, Admir Teli, mesfushore si Amarildo Belisha e Saimir Patushi apo dhe sulmues si Vioresin Sinani.

Kuptohet qe ajo skuader ka pak ngjashmeri me kete aktualen, por ja qe ka patur raste kur Vllaznia ka pesuar edhe me shume gola sesa po peson ne kete nisje kampionati. Kjo thjesht sa per statistike./SHKODRA-SPORT.COM/


SEZONI 2005-2006

JAVA 1 VLLAZNIA- TIRANA 1-2

JAVA 2 TEUTA- VLLAZNIA 3-0

JAVA 3 VLLAZNIA- SHKUMBINI 5-0

JAVA 4 LUSHNJA- VLLAZNIA 1-3

JAVA 5 VLLAZNIA- BESA 0-3

JAVA 6 ELBASANI- VLLAZNIA 2-0

JAVA 7 VLLAZNIA- DINAMO 1-1

JAVA 8 PARTIZANI- VLLAZNIA 2-0

TOTALI: 8 ndeshje, 7 pikë (+2=1-4. Gol: 10-14)