Edwin Gyasi është zyrtarisht lojtar i Kukësit. Sulmuesi ka firmosur kontratë 1 vjeçare, ndërsa shihet si përforcim i rëndësishëm para fillimit të kampionatit më 19 gusht.

Gyasi luan në të dy krahët e sulmit dhe ka një karrierë të pasur më parë. Ka lindur në Hollandë, por në futboll ka përfaqësuar origjinën e tij Ganën, me të cilën ka luajtur dhe 5 ndeshje. Më poshtë mund të lexoni një përmbledhje të karrierës së tij nga klubi verilindor.

Postimi i Kukësit:

WELCOME EDWIN GYASI

Futboll Klub Kukësi njofton se sulmuesi i krahut Edwin Gyasi është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 31-vjeçar ka firmosur me klubin tonë për 1 sezon, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Ferreira vjen te Kukësi nga kampionati izraelit, duke qenë sezonin e fundit pjesë e skuadrës së Beitar Jerusalem, teksa në të shkuarën ka luajtur edhe për ekipe si Grafschap, Heracles, Roda, Alesund, CSKA Sofie, Dallas, Samunspor e Bolusport.

Gyasi është një prodhim nga akademia e AZ Alkmar, teksa ka qenë edhe pjesë e ekipit të të rinjve të Tëentes. Në të shkuarën, Gyasi ka luajtur edhe me kombëtaren e Ganës.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit Edëin Gyasi dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Welkom GYASI!

Skeda e Lojtarit:

Emri: Edwin Gyasi

Mosha: 31 vjeç

Gjatësia: 1.85 m

Kombësia: Holandez

Pozicioni: Sulmues i majtë / djathtë