Kategoria Superiore e futbollit do zhvillojë sot javën e 22. Në fushë do zbresin 10 skuadrat, teksa ndeshjet do zhvillohen në dy orare.

Duke nisur nga 13:00, do të zhvillohen tre ndeshje. Në kryeqytet, Tirana pret Bylis, në Fier, Partizani ka një detyrë jo të lehtë ndaj vendasve të Apolonisë, ndërsa në Korçë luan Skënderbeu me Kastriotin.

Në 16:00 në “Niko Dovana” do zhvillohet dueli më i rëndësishëm i javës. Teuta pret Vllazninë në një ndeshje që pa frikë mund të konsiderohet edhe si finale. Shkodranët do duhet të kthehen te fitorja, teksa rrezikojnë të humbasin vendin e parë në rast humbje. Po në këtë orar, Kukësi pret Laçin për një tjetër duel të zjarrtë.

Sot – Kategoria Superiore – Java 22

13:00

Tirana – Bylis

Apolonia – Partizani

Skënderbeu – Kastrioti

16:00

Teuta – Vllaznia

Kukësi – Laçi