Kategoria Superiore do të luaj sot javën e pestë. Në fushë do të zbresin dhjetë skuadrat, në dy orare të ndryshme.

Duke nisur nga ora 13:45, në Ballsh vendasit e Bylis do të presin Teutën, ndërsa në Kamëz kampionët e Tiranës gjejnë Kastriotin. Po në këtë orë, Laçi me trajner të ri pret Apoloninë.

Në 16:45 luhen dy duele interesante. Në “Loro Boriçi”, kryesuesit e Vllaznisë luajnë me Kukësin që I ka bërë një nisje jo të mirë sezonit, duke grumbulluar katër pikë në kaq javë. Në “Elbasan Arena”, të besuarit e Ilir Dajës ndeshen me Skënderbeun.

Superilga shqiptare – Sot

13:45

Bylis – Teuta

Kastrioti – Tirana

Laçi – Apolonia

16:45

Vllaznia – Kukësi

Partizani – Skënderbeu