Marash Kumbulla është kthyer në një nga emrat më të lakuar në Itali në dy sezonet e fundit në Serinë A, por në radhët e përfaqësueses shqiptare ka pak kohë që ka lënë shenjë.

Trajneri Edi Reja, i detyruar edhe nga mungesat e shumta, vendosi që t’i krijonte hapësirë futbollistit dhe ai nuk zhgënjeu në ato ndeshje ku luajti duke treguar personalitet.

Sipas menaxherit të lojtarit, Xhani Vitali, tekniku i përfaqësueses e ka bërë këtë pasi ka kuptuar mirë potencialin që ka lojtari i ri, i cili është një mbrojtës që përshtatet me kërksat e sotme të futbollit modern.

“Marashi është paraqitur mirë me Juriç, ka qenë një trajner i rëndësishëm për të, është rritur shumë te Verona. Pastaj kaloi te Roma, ishte një situatë jo shumë e thjeshtë në nivel klubi me ndryshimin e drejtuesve. Fonseka po krijon diçka të rëndësishme, e vlerëson shumë djaloshin.

“Reja e ka kuptuar potencialin, ai e ka grumbulluar gjithmonë se e meriton. Ai është një pikë fikse e kombëtares shqiptare, Kush është modeli që ndjek Kumbulla. Shpesh ka thënë emrin e Kielinit, frymëzohet shpesh nga ai për mënyrën se si bën rolin e mbrojtësit.

Edhe pse në futbollin e sotëm kërkohen mbrojtës që janë më shumë organizatorë loje. Ai ka karakteristika shumë moderne, është i aftë edhe në nisjen e lojës”, tregoi Vitali. /vipsport/