Kategoria Superiore do zhvillojë sot tre nga ndeshjet e javës së 23-të. Në dy orare, gjashtë skuadra do kërkojnë pikët maksimale për objektivat e sezonit.

Në 13:00 luhen dy duele. Në Ballsh, Bylis pret Teutën që në ndeshjet e fundit ka treguar rritje në lojë, duke qenë vetëm 1 pikë larg kryesuesve të Vllaznisë.

Po në këtë orar, në Kamëz luhet dueli mes Kastriotit dhe Tiranës. Të besuarit e Ndreut kanë treguar se janë “kockë e fortë” në kampionat, teksa bardheblutë e Orges Shehit kërkojnë fitoren e tretë radhazi këtë sezon. Në 16:00, në “Elbasa Arena” dhe nën dritën e prozhektorëve, Partizani pret Skënderbeun e vendit të fundit.

Sot – Kategoria Superiore – java 23

13:00

Bylis – Teuta

Kastrioti – Tirana

16:00

Partizani – Skënderbeu