Të dielën në orën 13.45, Vllaznia do ketë në program transfertën e vështirë të kampionatit, ndaj një ekipi si Laçi. Skuadra shkodrane ka vijuar sot përgatitjet intensive në prag të këtij 90 minutëshi të rëndësishëm.
Tekniku Brdariç është përqendruar në aspektin tekniko-taktik dhe futbollistët duken optimistë për këtë sfidë.
“Vllaznia ka vijuar edhe sot me përgatitjet për ndeshjen e rradhës, atë që do të luhet ditën e dielë në orën 13.45 në Laç ndaj skuadrës vendase.
Në kampin kuqeblu gjithçka po shkon ashtu si duhet dhe në rradhët e futbollistëve dhe stafit teknik ka besim për marrjen e një tjetër rezultati pozitiv” – shkruan klubi. Vllaznia renditet e katërta, teksa ka grumbulluar 30 pikë deri tani.