Një sezon më parë mahnitën Europën me paraqitjen në Ligën e Kampioneve. Këtë herë, “nipërit e Krujf” të Ajaksit do ta shohin si spektatorë fazën me eliminim direkt në turneun më të rëndësishëm për klube, nga i cili u eliminuan pas një humbje në shtëpi përballë Valencias në Grupin H.
Pakkush e mendonte se Valencia do të kishte mundësinë të dhuronte këtë surprizë por ajo shënoi me Rodrigo dhe pastaj mbrojti me zell rezultatin, jo vetëm duke prerë biletën për turin tjetër, por edhe si e parë në grupin e saj.
Ndërkohë, Çelsi mori tri pikët që i duheshin përballë Lilës për të siguruar kualifikimin e për të mbyllur diskutimet, edhe pse për skuadrën e Lampard gjithçka bëhet më e vështirë si e dytë në grup.
Ndeshjet:
Ajaks-Valencia 0-1
24′ Rodrigo







