Kombëtarja shqiptare U21 ka arritur sot një barazim dramatik në Turqi ku përballë vendasve ka mbyllur ndeshjen me shifrat 2-2 falë një goli në minutën e 95.

Ishte një ndeshje e luajtur në mbrojtje për kuqezinjtë të cilët i rezistuan sulmeve vendase në pjesën e parë dhe pastaj gjetën rrjetën në fillimin e të dytës me Malokun.

Vendasit barazuan shpejt dhe pastaj kërkuan me ngulm golin e përmbysjes që e gjetën 5 minuta para fundit.

Por në shtesën e sfidës, kur pritej vërshëllima përfundimtare, një goditje me kok e Bullarit i dha barazimin dramatik përfaqësueses kuqezi pas një goditje nga këndi./vipsport/

Turqi U21 – Shqipëri U21 2-2
54′ Myldyr, 85′ Dervishoglu / 49′ Maloku, 95′ Bullari

Turqia: Bajindir, Saglam, Dursun, Turkmen, Myldyr, Ozçan, Çanbaz, Oktaj, Jusuf Sari, Sinik, Juksel.

Trajner: Vedat Inçefe

Shqipëria: Hoxha, Kumbulla, Maloku, Tafa, Pëllumbi, Shehu, Zejnullai, Kallaku, Imeri, Mala, Xhixha.

Trajner: Alban Bushi