Vllaznia do të luajë nesër në orën 21:00, sfidën e kthimit ndaj Siroki Brijeg, e vlefshme për turin e parë të Conference League. Shkodranët u mposhtën ndeshjen e parë me rezultatin 3-1, ndërsa në “Loro Boriçi” do të kërkojnë të bëjnë mrekullinë dhe të kualifikohen.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Vllaznia kërkon ndihmën e tifozëve dhe bën me dije se shitja e biletave vazhdon ende. Çdo tifoz që kërkon të jetë në stadium duhet të nxitojë për të blerë biletë duke parë që numri i spektatorëve është i limituar dhe do të lejohen vetëm 30% e kapacitetit që i bie rreth 5000 mijë tifozë.

NJOFTIM

KF Vllaznia njofton të gjithë tifozët e saj se vazhdon shitja e bileta të ndeshjes Vllaznia- NK Siroki Brijeg që luhet të enjten në ora 21.00 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Nxitoni pranë sporteleve të shitjes për të siguruar një biletë të kësaj ndeshje. Njëkohësisht, mund ta siguroni atë edhe duke e blerë online duke klikuar në linkun e mëposhtëm: