Trajneri i Kukësit, Bledar Devolli, është i zhgënjyer nga humbja ndaj Skënderbeut, por nga ana tjetër pohoi se ishte ndeshja më e mirë që kur drejton ekipin verilindor.

“Të vjen keq të humbasësh sepse na jepte shumë shpresë fitorja për mbijetesë. Keqardhje sepse ishte ndeshja më e bukur që kur drejtoj këtë ekip.

Bëmë një ndeshje të mirë, por u ndëshkuam me episode. Nganjëherë edhe VAR ndaj ne është ndryshe. Duhet të shohim para, sepse kemi ndeshje të tjera.

KUPA- “Naryrisht që besojmë te kualifikimi. Jo vetëm avantazhi I ndeshjes së parë, por edhe loja e mirë na jep besim se do të shkojmë në finale. Kukësi do nxjerrë luanin nga kafazi, nuk mund të dorëzohemi” – u shpreh ndër të tjera trajneri Devolli.
32′,67′ Rashica