Tirana ka mposhtur Erzenin me shifrat 2-0 në transfertën e luajtur në “Elbasan Arena”. Pas duelit ka folur trajneri i bardhebluve, Erbim Fagu.

“Janë 3 pikë të rëndësishme, ata humbën një penallti dhe fati ishte me ne sot. Reaguam shumë mirë duke kontrolluar ndeshjen dhe shënuar golin e dytë.

Çështja Najdovski- Momentalisht çdo lojtar që ne kemi është gati për të luajtur 90 minuta, përveç Latifit që pati një problem.

Në pjesën e parë thjesht u spostonte Haxhiu dhe njëherë Përgjoni se po luanin shumë në sulm, ne ishim të detyruar që njëri nga anësoret të kthehej në fundore. Donim të ishim sa më stabël mbrapa dhe mos rrezikonim, nuk kam një skemë të preferuar. Më gëzon fakti që s’pësuam gol, pasi skuadra ka qenë në presion dhe kur je me zero gola, skuadra krijon stabilitet.

Ndeshja me Kukësin në Kupë-Besoj që po, kemi besim për të kaluar në finale pasi kemi lojtarë me ekspericencë. Do të japim maksimumin në ndeshje për të fituar dhe kualifikuar në finalen e Kupës.

Derbi me Partizanin- Është ndeshje derbi, nuk mund tja gjesh rezultatin, do bëjmë maksimumin për të fituar, ai është objektivi ynë, do jetë e luftuar dhe për të vazhduar rrugën për në “Final Four”. Dy gola janë shumë por edhe pak me Kukësin, shpresojmë ta zgjidhim sa më shpejt atë ndeshje. Sdo kem gjumë deri pas të mërkurës”, përfundoi Fagu për “MCN TV”.