Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORESytë nga merkato e janarit, Milan ka gati 20 milionë euro për...

Sytë nga merkato e janarit, Milan ka gati 20 milionë euro për përforcimin e parë

Pas fitores në derbi, sigurisht që është rritur shumë optimizmi te Milan dhe kuqezinjtë nuk do të mjaftohen thjesht me një vend për në Champions League për sezonin e ardhshëm, por do të synojnë edhe titullin.

Për të qenë pretendent deri në fund, Milan ka nevojë për disa përforcime në merkaton e janarit. Një nga emrat që po ndjekin drejtuesit e kuqezinjve është edhe mesfushori i ri i Olympiacos, Christos Mouzakitis.

“SportMediaset” raporton se Milan është i gatshëm të ofrojë 20 milionë euro për të siguruar shërbimet e yllit të ri grek, brenda merkatos së janarit. Për 18-vjeçarin interesohet edhe Man. United./telesport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments