Shumekush mendon se Vllaznise ne ndeshjet e fundit i ka çaluar reparti i sulmit, por ish- futbollisti i njohur Alban Tafaj mendon ndryshe. Duke u ndalur kryesiht tek sfida e fundit ndaj Egnatias, ai thote se kuqeblute kane çaluar me shume ne organizimin e lojes.
Nje deklarate te tille ai e ka bere gjate emisionit “Sport News Plus” ne News 24 ku ai ka qene i ftuar ne rolin e analistit.
“Për të shkuar tek titulli, skuadra duhet duhet të ketë një vazhdimësi. Të paktën të jetë një skuadër konstante dhe të ketë lojëra të vazhdueshme të të njëjtit nivel, biles duke e rritur nga ndeshja në ndeshje.
Por po të shohësh dy ndeshjet e fundit të Vllaznisë, sheh dy fytyra krejt të ndryshme. Ndaj Tiranës bëri një super-ndeshje, duke e dominuar në çdo drejtim kundërshtarin.
Ndërkohë ndaj Egnatias ishte ndryshe. Jo se pashë ndonjë shenjë euforie në rradhët e grupit, por kishte një ngërç dhe kjo është pjesa që duhet t’i dhembë më shumë kësaj skuadre.
Vllaznia ishte me fat që nuk pësoi golin e dytë nga Egnatia dhe pas barazimit pastaj e dominoi lojën, krijoi volum, por unë do të thosha zhgënjeu në organizim. Ishte një lojë komplet e çorganizuar.
Vllaznia nëse dëshiron të pretendojë, duhet të jetë konstante në lojërat e saj, duhet të jetë e fortë qoftë me skuadrat e dobëta dhe qoftë edhe me ato të fortat. Duhet të luftojë fort jashtë mase ashtu siç bëri ndaj Tiranës në “Air Albania”-ka thene Tafaj./SHKODRA-SPORT.COM/