Ish- futbollisti i Vllaznia Denis Miloti e ka mbyllur sot bashkepunimin me ekipin e Terbunit te Pukes. Ka qene vete ky i fundit qe e ka njoftuar nderprerjen e bashkepunimit.

Duket se arsyeja pse lojtari ka kerkuar largimin ka te beje me mungesen e hapesirave te aktivizimit dhe per kete arsye, ai do te tentoje te gjej nje skuader tjeter ku mund te luaje me teper. Ja njoftimi i klubit pukjan:

“Klub Futboll TËRBUNI PUKË njofton të gjithë tifozët Pukjanë se ka ndërprerë bashkepunimin me mbrojtësin, Denis Miloti pas një sezoni e gjysëm.

Miloti për arsye personale ka ndërprerë karrieren e tij futbollistike! TËRBUNI dhe të gjithë tifozët Pukjanë e falenderojnë Denisin për gjithçka çfarë ka dhënë për fanellen tonë kuqebardh dhe i urojmë suksese të mëtejshme dhe çdo të mirë në jetë e kudo!”