Agjenti i Elseid Hysaj, Mario Giuffredi ka dhënë një intervistë për Radio Kiss Kiss, duke sqaruar hipotezat e ngritura mbi shkëmbimin e Hysaj dhe Florenzi të Romës.

Në fjalën e tij ai tha se shkëmbimi është një fantazi e ngritur sëfundmi, ndërkohë deklaroi se Hysaj mund të largohet me kosto zero nga Napoli.

“Shkëmbimi mendoj se është fantazi. Hysaj e pëlqen Romën që prej verës, por duhet të shohim gjërat, sepse lëndimi i Malcuit ka krijuar probleme strategjike si për ne që besojmë tek Napoli dhe besoj se do të kuptohet drejtimi që do të marrim në janar.

Zonë jokomode është ajo e kontratës, pasi në fund të këtij viti, Hysaj mund të çlirohet falas pas 6 muajsh, kur vitin e kaluar Napoli mund të merrte shifra të mëdha nga Chelsea, por pas Jorginho i mbyllën shitjet e tjera”, u shpreh agjenti Giuffredi./newsport/