Tirana do të përballet në ndeshjen e kësaj jave me Vllazninë në një “klasike” të futbollit shqiptar, ku përpara ndeshjes ka folur dhe mesfushori i bardhebluve, Albano Aleksi, i cili ka komentuar pritshmëritë ndaj sfidës dhe përshtypjet e tij ndaj rivalëve.

Ndeshja?

Normalisht është një ndeshje e fortë në fillim të kampionatit, Vllaznia ka qenë gjithmonë në vitet e fundit aty për ta fituar besoj që lojtarët motivohen vetë në këtë ndeshje. Vijmë pas një fitore në Rrogozhinë dhe shpresoj që ta mbyllim siç duhet edhe këtë javë.

Vllaznia?

Vllaznia në vitet e fundit ka pasur gjithmonë grupin sepse ka lojtar cilësor. Ne e dimë si luan Vllaznia ka bërë ndryshime me lojtarët dhe trajnerin por ka ditur të ruaj grupin.

Tirana?

Tirana po arrin formën e saj më të mirë s kemi pasur fat në Europë , por shpresoj ta kemi në kampionat.