Diten e sotme ne te gjitha mediat i eshte bere jehone projektit me te ri te Qeverise shqiptare qe ne bashkepunim me KOKSH do te nxise masivizimin e sportit ne shkolla.

U fol per 5 milione euro qe do te investohen per kete projekt, per nje numer te madh ekipesh qe do te krijohen dhe trajneresh qe do te punohen. Por ne fakt ka edhe prej atyre qe jane kunder kesaj ideje dhe ketij projekti.

I pari eshte nje shkodran, Ilir Taflaj, ish- basketbollist dhe tashme anetar i kryesise se Federates Shqiptare te Basketbollit. Per te, ky projekt nuk prodhon sportista cilesore. E thote kete gje permes nje statusi te shperndare ne rrjetet sociale ku shkruan:

“Masivizimi i sportit ne shkolla eshte pozitiv por nuk prodhon sportista. Mbeshtetja dhe financimi i federatava, klubeve dhe shoqtave po. Per shembull, le ta provojne te rrisin grandin per to me 10 here, qe gjithsesi kushton me lire se masivizimi! Kjo per qeverine tone”.