Ish-futbollisti, Ermal Tahiri, në emisionin “Skaner” në MCN TV, deklaroi se pas dënimit 10-vjeccar nga UEFA, rënia e Skënderbeut ishte e paralajmëruar.
Tahiri deklaroi se problematika te korçarët është se ka mbetur dënimi dhe nuk dihet çfarë do të ndodhë në të ardhmen, sepse në kategorinë e parë kanë rënë edhe ekipet e tjera.
Pas dënimit 10-vjeçar nga UEFA, ishte e paralajmëruar që Skënderbeu do binte. Të gjitha ekipet me emër në futbollin shqiptar, kanë rënë në të Parën. Problemi me Skënderbeun është se ka dënimin dhe do jetë për vitet e ardhshme.
Nuk dihet çfarë do ndodhë në të ardhmen. Kjo është problematika, pasi nga kategoria edhe rikthehesh sërish. Të vjen keq, sepse Skënderbeu ishte elitë duke arritur suksese në 10 vite dhe na bëri krenarë në Europë.